Fjalë Kyçe

Bylbyl Sokoli flet para sfidës ndaj KEK-ut

Bylbyl Sokoli flet para sfidës ndaj KEK-ut

Ferizaj kërkon vazhdimësi, derisa në kuadër të javës së 21-të në Ipko Superligën e Kosovës përballet me KEK-un në shtëpi.

Trajneri i kësaj skuadre Bylbyl Sokoli e di mjaft mirë vështirësitë që e presin skuadrën e tij në realizimin e objektivave në këtë ndeshje dhe deri në fundin e kampionatin në përgjithësi.

“KEK-u ka në përbërje disa futbollistë cilësore. Ka kombinuar përvojën me rininë. Ata luajnë pa ngarkesë dhe secili ekip do ta ketë vështirë ndaj KEK-ut. Ne do të japim maksimumin dhe nëse japim maksimumin do kemi mundësinë të kërkojmë fitore, pasi që edhe luajm si vendas dhe kemi motiv më të madh për të kërkuar fitoren. Ferizaj ka për mision mbetjen në zonën e barazhit. Për ta arritur këtë objektiv i duhet të regjistroj gjashtë fitore, duke nisur nga kjo ndeshje me KEK-un”, deklaroi Sokoli.

Për duelin ndaj KEK-ut, ekipit të Ferizajt pritet ti mungojnë Egzon dhe Veton Shabani.