Skuadra e Prishtinës si nënkampione e Kosovës në futboll për edicionin që përfundoi do të përballet nesër me skuadren e Gjibraltarit, St Joseph’s në kuadër të ndeshjes së kthimi në Ligën e Evropës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Para kësaj sfide tejet të rëndësishme për Gazetën Alo, ka folur trajneri i njohur Bylbyl Sokoli.
“Prishtina është ekip më cilēsor dhe do ta fitoj bindshëm takimin”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli.
Ndeshja St Joseph’s – Prishtina zhvillohet nesër (e martë) duke filluar nga ora 17:45, në stadiumin ‘Victoria Stadium’ në Gjiblartar.