Fjalë Kyçe

Bylbyl Sokoli me deklaratë të papritur pas fitores ndaj Ballkanit

Bylbyl Sokoli me deklaratë të papritur pas fitores ndaj Ballkanit

Ferizaj e ka mposhtur me shumë mund Ballkanin me rezultat minimal, 1:0 me golin e Bashkim Shalës në minutën 85.

Pas duelit, trajneri i ferizajasve, Bylbyl Sokoli ka theksuar se këto ndoshta do të jenë tri pikët më të rëndësishme të kampionatit.

“Këto janë tri pikët ndoshta më të rëndësishmet të kampionatit. Fitore shumë e vështirë. Lojtarët e deshën fitoren pasi u angazhuan, por nuk jemi fizikisht mirë dhe nuk kemi kohë të ndalemi në përgatitje pasi ka ndeshje shumë shpesh”, theksoi fillimisht Sokoli për SuperSport.

“Fitore e merituar dhe e rëndësishme për neve. Ndoshta në aspektin psikik do ta kemi një qetësi, por Ferizaj do ta ketë shumë të vështirë në këtë gjendje. Sot nuk bëmë futboll cilësorë, pasi kishim nevojë për pikë dhe tri pikë janë shumë të rëndësishme. Të merituar janë lojtarët edhe pse ekipi ende nuk funksionin siç funksionn një skuadër në luftë për mbijetesë”, përfundoi Sokoli.

Me këtë fitore, Ferizaj tashmë ndodhet në zonën e barazhit.