Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli do të përballet me The New Saints, në ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka folur për këtë sfidë tejet të rëndësishme në një prononcim për Gazetën Alo.
“Pas rezultatit nga ndeshja e parë, Feronikeli është favoritë. Jam shumë optimist në kualifikimin e Feronikelit për xhiron e radhës”, ka thënë trajneri Bylbyl Sokoli.
Feronikelit – The New Saints luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45.
Kujtojmë që takimi i parë, i zhvilluar në Wales, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.