Fjalë Kyçe

Bylbyl Sokoli tregon ndeshjen e cila do të vendos për titullin kampion të Superligës

Bylbyl Sokoli tregon ndeshjen e cila do të vendos për titullin kampion të Superligës

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli e ka analizuar luftën për titull në Superligën e Kosovës.

Pas javës së 29-të, vendin e parë e ndajnë Prishtina dhe Feornikeli, ndërkaq, Llapi është në vendin e tretë me dy pike më pak.

Ndërkaq, trajneri Sokoli thotë se titulli do të vendoset në ndeshjet direkte mes tri skuadrave.

“Titulli do të përcaktohet në ndeshjet direkte në mes Feronikelit, Prishtinës dhe Llapi”, tha Sokoli në “Dueli Sportiv”.

“Interesante do të jetë edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit, kurse Nikli e ka përparësi diferencën e pikëve. Por, vendimtare do të jetë ndeshja mes Prishtinës dhe Feronikelit”, vlerësoi Sokoli.

“Ndryshe, skuadra e Llapit po luan mjaft mirë në ndeshjet si mysafir”, shtoi Bylbyl Sokoli.