Bylbyl Sokoli është njëri nga trajnerët më karizmatik në vendin tonë, derisa shpeshherë deklaratat e tij bëhen virale në rrjetet sociale pikërisht për shkak të karizmit.
E tillë ishte edhe deklarata e dhënë në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, derisa në formë shakaje ka tallur zyrtarët Kuvendit Komunal në Prizren dhe përgjegjësit për sport në këtë komunë.
“Sa i përket Lirisë, në Prizren më shumë është folur për arushën e Prizrenit se sa për Lirinë”, u shpreh Sokoli.
Sipas Sokolit, atje më shumë është folur për arushën, tashmë të famshme, sesa për gjendjen e klubit të futbollit.
Liria ka zbritur në Ligën e parë pas pesë vitesh garimi në kampionatin elitar dhe e ka lënë Rajonin e Dukagjinit me një skuadër më pak në Superligë.
Nga klubi tashmë janë larguar shumë futbollistë, duke përfshirë edhe trajnerin Erdogan Celina.