Fjalë Kyçe

Bylbyl Sokoli vjen me kritika, pas humbjes nga Drita

Bylbyl Sokoli vjen me kritika, pas humbjes nga Drita

Trajneri i Ferizajit Bylbyl Sokoli është shprehur i pakënaqur me gjyqtarët e sfidës ndaj Dritës.

Trajneri i Ferizajt deklaroi që ishte një moment i diskutueshëm në zonë për penallti për skuadrën e tij, që megjithatë mund të vërtetohet vetëm pas përsëritjes televizive.

“Djemtë u angazhuan aq sa patën kapacitet. I patëm disa raste por nuk shënuam. Ishte një moment diskutabil në zonë, ku mbetet të shihet në TV nëse na u anulua një penallti”, deklaroi Sokoli për “Supersport”.

“Më shumë se kaq nuk kemi merituar. Do të jetë shumë e vështirë për ne që të mbijetojmë”.

“Disa prej lojtarëve tanë nuk e gjeten vetën në pjesën e parë. Na duhet shumë punë për mbijetesë”, shtoi Sokoli.