Fjalë Kyçe

Bylbyl Sokolin e brengos ky fakt pas një fitoreje të madhe

Bylbyl Sokolin e brengos ky fakt pas një fitoreje të madhe

Ferizaj ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi, teksa sot ka mposhtur Flamurtarin 3:1.

Trajneri, Bylbyl Sokoli ka thënë se është i kënaqur me fitoren.

“Ishte një lojë e vështirë. Për ndeshjen me Feronikelin kishim shpenzuar shumë energji, por sot arritëm të fitojmë. E di që është vështirë të dalim prej barazhi. Krejt tendenca dhe energjia jonë është sigurimi i barazhit. Kjo fitore na siguron mundësi të kalkulimeve që diku të sakfirikojmë më shumë e diku më pak, ndoshta të kërkojmë fitore edhe jashtë”, deklaroi Sokoli për SuperSport.

Ndryshe, ai pohoi se ka shumë për t’u përmirësuar në futbollin kosovar.

“Ka shumë për t’u përmisuar në futbollin e Kosovës. Ka shumë humbje të kohës, ka shumë ndërprerje dhe këto duhet të evitohen. Nuk po flas vetëm për lojën e sotme”, përfundoi Sokoli.

Ferizaj me fitoren e sotme tani është larg që t’i ikë barazhit vetëm dy pikë.