Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës e ka quajtur më së të qëlluar.
Sipas tij, me mos kompensimin e orëve nxënësit rrezikohen të bëhen humbësit më të mëdhenjë pa fajin e tyre, duke shtuar se greva ka shkaktuar pasoja për faktorin më të rëndësishëm për sistemin arsimon e që janë shkollarët, shkruan Gazeta Alo.
“Kam kërkuar mirëkuptim nga SBASHK-u që të gjejmë zgjidhje. Kam pritur ndjeshmëri më të madhe prej tyre për humbjen që po u shkaktohet nxënësve dhe studentëve. Mos realizimi i programit mësimor është cilësi e munguar dhe kjo cilësi po na dëmton në të gjitha anët. Në mes të këtij raporti Qeveri SBASHK ekziston një palë interesi dhe ata janë shkollarët tonë, nxënësit tonë. Jemi qeveritarët, sindikalistë, mësimdhënës por e përbashkëta jonë është se ne të gjithë jemi prindër. Unë kam veçuar një vendim për orët e humbura e cila e obligon SBASHK-un, që tu dërgoj DKA-ve’, ka thënë ai.
Bytyqi, ka deklaruar se tashmë janë në një rrethanë jo të mirë dhe se ambiciet e qeverisë nuk përmbushen duke mos realizuar plan programin mësimor.
“Tashmë ne jemi në një rrethanë jo të mirë. Dhe ambiciet tona nuk përmbushen duke mos e realizuar plan programin mësimor. Unë nuk mund ta përmbyll vitin shkollor pa program të përfunduar. E thërras SBASHK-un që të reflektojë. Mbes me shpresë se ju deputetë do ët merrni një vendim në të mirën e atyre që u shkelën të drejtat pa fajin e tyre e që janë shkollarët dhe nxënësit’, ka thënë ministri Bytyqi./Gazeta Alo/