Një byzylyk që lëshon sinjal alarmi nëse nuk respektohet distanca fizike mes dy personave mund të jetë zgjidhja për një sezon veror jashtë rrezikut nga infeksioni i koronavirusit.
Byzylyku është eksperimentuar nga studiues të Institutit Italian të Teknologjisë dhe mbajtja e tij mund të bëhet e detyrueshme në Rajonin italian të Liguria.
Por edhe në Lombardi, në një kopsht fëmijësh në zonën e Varese, po bëhen plane për ta miratuar atë për rifillimin e vitit shkollor. Byzylyk hi-tech mund të jetë i dobishëm gjithashtu për rifillimin e vitit shkollor në të gjitha shkollat dhe universitetet në të gjithë Italinë.
Ndërsa në Puglia një start-up i zhvilluar në Bari, dhe tashmë i patentuar po vlerësohet të jetë i detyrueshëm për ata që do ti kalojnë pushimet verore në plazh. Qëllimi është që përmes byzylykut apo start-up njerëzit të ruajnë distancën e sigurisë fizike në mënyrë të “zgjuar”.
Sipas guvernatorit të Rajonit të Liguria, mbajtja e byzylykut mund të bëhet e detyrueshme sepse ju lejon të monitoroni distancën e sigurisë midis njerëzve dhe temperaturën e trupit. Nëse diçka nuk është në rregull, byzyluku lëshon një alarm zile apo me dridhje.
Byzylyku “’i zgjuar” është zhvilluar nga IIT i cili tani është duke kërkuar partnerë industrialë për prodhim në shkallë të gjerë. Byzylyku gjithashtu ka sensorë për regjistrimin e temperaturës së trupit.
Gjithashtu po testohet një kostum banje i sensibilizuar i aftë për të monitoruar disa parametra të trupit të njeriut. Prototipi është krijuar nga grupi hulumtues i Dynamic Interaction Control Lab, dhe përdor një pjesë të algoritmeve dhe teknologjive që studiuesit hartuan për kostumin e sensibilizuar për të lexuar lëvizjen e trupit dhe lëshojnë një sinjal alarmi.