Fjalë Kyçe

Calhanoglu: Ky është sezoni im

Calhanoglu: Ky është sezoni im

Ylli i Milan, Hakan Calhanoglu, është shprehur tejet optimist para fillimit të sezonit të ri në Serie A.

Calhanoglu ka pranuar se kishte vështirësi të adoptohej tek Milan, por insiston se ky do të jetë sezoni i tij.

Lojtari gjithashtu ka zbuluar se nën urdhrat e Giampaolo do të pëlqente të luante si trekuartist, më shumë sesa sikur anësor.

“Do të fillojë një sezon të ri, me trajner të ri dhe taktika të reja. Ka shumë entuziazëm. Kam luajtur gjithmonë për skuadrën, por unë mund të jap akoma më shumë” ka thënë Calhanoglu për ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

“Ky mund të jetë sezoni im. Ndihem i lumtur këtu. Ia kam bërë të qartë edhe agjentit” ka vazhduar tutje turku.

Mbetet të shihet se si do të jetë sezoni për Calhanoglu, dhe nëse ai do të përdoret si një lojtar i pozitës ‘10’.