Mesfushori i Milanit, Calhanoglu ka mohuar mundësinë e largimit nga “San Siro”, raportojnë mediet italiane, përcjell Gazeta Alo.
Turku është duke u monitoruar nga disa klube evropiane, por lojtari thotë se ndihet rehat tek skuadra “Rossonere”.
Calhanoglu thekson se është duke u përgatitur për ndeshjen e Superkupës së Italisë, dhe i fokusuar vetëm tek milanistët.
“Ndihem mirë tek Milan dhe çdo diskutim tjetër është i kot. Po përgatitemi për Superkupën”, tha Calhanoglu. /Gazeta Alo/