Fjalë Kyçe

Cana nis përgatitjet te Vëllaznimi

Cana nis përgatitjet te Vëllaznimi

Granit Cana, djali i xhaxhait të ish-futbollistit të njohur, Lorikut, i është bashkuar në stërvitje klubit gjakovar

Vëllaznimi i ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Dhe, në stërvitjen e fundit të ekipit gjakovar është vërejtur edhe prezenca e përforcimit Granit Cana, i cili është nip i presidentit të klubit, Agim Cana dhe njëherësh djali i xhaxhait të ish-futbollistit të njohur, Lorik Cana.

Vëllaznimi synon të rikthehet në Superligë dhe tashmë e ka nisur fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi.

Gjatë këtij dimri Kuqezinjve u janë bashkuar përforcimet Samir Sahiti, Besmir Fetahu, Labinot Jetullahu, Agron Beqiri, Astrit Berisha dhe së fundmi edhe Granit Cana.