Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se e kanë fituar rastin e Nedim Bajramit në CAS.
FSHF kishte bërë kërkesë në FIFA që ta lejonte Bajramin që të luante me kombëtaren shqiptare, por e kishin refuzuar me arsyen se ai është paraqitur në katër ndeshje me Zvicrën pasi i kishte mbushur 21 vjeç.
FSHF vendosi më pas ta ndjekë këtë çështje ligjërisht dhe të arrij ta fitojë në CAS, transmeton Klankosova.tv.
“Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sicc është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja”.
FSHF tutje tha se ky është gjyqi i dytë ndërkombtarë që kanë arritur të fitojnë, dhe padyshim se është një arritje shumë e rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vend.
“Gjyqi i dytë ndërkombëtar që fiton Federata Shqiptare e Futbollit, kjo padiskutim një arritje shumë e rëndësishme për institucionin e futbollit në vend, që tregon se duke përgatitur procese të rregullta dhe punuar në mënyrë serioze, drejtësia triumfon, ashtu sicc ishte rasti i gjyqit ndërkombëtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
FSHF i uron mirë se ardhjen Nedim Bajramit dhe i uron suksese të mëdha me fanellën e shenjtë kuqezi”, thuhet në reagimin e FSHF-së.