Fjalë Kyçe

Casillas merr mbështetje edhe nga Milot Rashica, ky është mesazhi i tij

Casillas merr mbështetje edhe nga Milot Rashica, ky është mesazhi i tij

Milot Rashica iu është bashkuar shumë figurave sportive për t’i ofruar mbështetje dhe uruar shërim sa më të shpejtë legjendës, Iker Casillas.

Portieri spanjoll të mërkurën pasdite ka përjetuar një sulm në zemër, duke qenë i detyruar të shtrihet në spital.

Lajmi është konfirmuar edhe na vetë Casillas, që bën të ditur se më e keqja është kaluar.

Shumë sportistë, lojtarë dhe persona të tjerë i kanë uruar shërim të shpejtë Casillas.

Mbështetje Iker Casillasit i ka dhënë edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ka publikuar një fotografi me portierin spanjoll, të bërë gjatë kohës sa ishte pjesë e Vitesse.