Fjalë Kyçe

Cassano për Ronaldon: Më tha të kem respekt për të, i thashë se Messi dhe Fenomeni janë më të mirë se ai

Cassano për Ronaldon: Më tha të kem respekt për të, i thashë se Messi dhe Fenomeni janë më të mirë se ai

Antonio Cassano është duke e vijuar “luftën” në distancë me Cristiano Ronaldon.
Italiani ka vijuar ta nënvlerësojë portugezin, duke thënë se nuk është as në top-5 lojtarët më të mirë në botë.

Kjo polemikë vijoi deri aty sa pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u detyrua ta telefonojë dhe t’i shkruajë ish-lojtarit të Real Madridit për t’i kërkuar që të flasë më me respekt për të.

“Më telefoni dhe më shkroi, më tha që të flasë për të me respekt. Unë i tregova që Messi është nga një planet tjetër, ndërsa Ronaldo (Fenomeni) është po ashtu më i mirë se ai”, përfundoi Cassano, shkruan SportBibble.

Inicuesi i këtij “debati”, që më shumë ngjan me një monolog, ishte vetë italiani.