Fjalë Kyçe

“Cavani është transferim i shkëlqyer, nuk ka shumë lojtarë si ai”

“Cavani është transferim i shkëlqyer, nuk ka shumë lojtarë si ai”

Legjenda e Manchester Unitedit, Michael Owen ka paralajmëruar klubin e tij të vjetër që të mos i shpenzojë talentin e transferimit të fundit Edinson Cavani.

Uruguaiani iu bashkua “Djajve të Kuq” gjatë verës dhe shihet si lojtar premtues për një kohë të shkurtër, përcjellë lajmi.net.

Owen ka pranuar se është fans i lojtarit, mirëpo nuk është i sigurt nëse stili i lojës së 33-vjeçarit përshtatet me Unitedin.

“Cavani hynë brenda dhe vrapon. Disa lojtarë janë brilant, disa nuk kanë nevojë për krosime sepse e bëjnë vet gjithçka”.

“E kam shikuar këtë djalë për vite, nuk ka shumë lojtarë me lëvizjet e tij që hynë në zonë kur topi të vjen”.

“Manchesteri i vjetër do shënonte 100 gola në këto skuadra. Cavani është transferim i mirë, vetëm shpresoj që ai të marrë municionin për të qëlluar plumbat”, u shpreh ai.

Dje Cavani realizoi golin e parë në fanellën e Unitedit pas asistimit së Bruno Fernandesit në fitoren 1 – 3 në udhëtim të Evertoni./