Fjalë Kyçe

Cavani në Serie A

Cavani në Serie A

Edinson Cavani nuk është aspak i lumtur te PSG.

Raportet e medieve në Francë bëjnë të ditur se sulmuesi Edinson Cavani, është i pakënaqur me situatën e tij te kampionët e Ligue 1.

Sulmuesi uruguaian ka në kontratën e tij edhe një vit e gjysmë me paraizianët, por zërat për largimin e tij sa shkojnë duke u rritur.

L’Equipe raporton se Cavani mund të rikthehet në Serie A, te skuadra e Napolit.

Te Napoli, Cavani ka kaluar vitet më të mira të karrierës, duke shënuar 78 gola në 103 paraqitje.