Fjalë Kyçe

Çdo kush që do të futët në këtë fushë do të përfundon në pranga nga Policia e Kosovës

Çdo kush që do të futët në këtë fushë do të përfundon në pranga nga Policia e Kosovës

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë në javën e tretë të pezullimit, si shkak i koronavirusit.Kurse, futbollistët e skuadrave kosovare po vazhdojnë përgatitjet në mënyra individuale, shkruan Gazeta Olle.E një nga fushat që është shfrytëzuar nga futbollistët për përgatitje ishte ajo në Shkugëz.

Për këtë ka reaguar me një postim skuadra e Vëllaznimit, e cila ka njoftuar se kjo fushë nga tani do të jetë e mbyllur.“Të dashur qytetarë të komunës së Gjakovës, nga sot me date 03.04.2020 ndalohet rreptësisht hyrja në fushën sintetike të futbollit në shkugëz. Nga policia e Gjakovës na kanë bërë me dije se ata përsona që do gjinden në fushë do të shoqërohen në polici dhe do merren masa ndaj tyre. Duke parë situaten emergjente në komunen tonë, policia, inspektori”, shkruan faqja zyrtare e Vëllaznimit.