Fjalë Kyçe

Ceferin: “Futbolli nuk do të jetë më si më parë”

Ceferin: “Futbolli nuk do të jetë më si më parë”

Futbolli nuk do të jetë më si më parë.

Ndalesa për shkak të emergjencës së koronavirusit, ka nisur të ndihet te klubet e rëndësishme europiane të cilat që tani kanë nisur të kenë probleme me financat. Për të gjetur një zgjidhje për këtë situatë delikate topi kalon në duart e UEFA-s dhe presidentit të saj Aleksander Ceferin.

Ka mendime që UEFA mund të heqë dorë nga “Fair Play Financiar” për disa vite, në mënyrë që skuadrat të munden të marrin veten dhe të rregullohen financiarisht.

Këtë e ka pranuar edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili në një intervistë të dhënë për “La Rupubblica”.

“Sigurisht që asgjë nuk do të jetë si më parë, pas këtij viti të tmerrshëm që po kalojmë. Kemi disa opsione për sa i përket ‘Fair Play Financiar’ dhe të shohim”, ka deklaruar ai.