Fjalë Kyçe

Çekia assesi t’i shesë të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës

Çekia assesi t’i shesë të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës

Derisa në Kosovë ka më shumë se 24 orë që sajti që merret me shitjen e biletave nuk funksionon shkaku i kërkesave të mëdha, në Çeki është një situatë krejt tjetër.

Në Çeki ende nuk janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes me Kosovën, edhe pse kanë mbi dy javë që janë nxjerrë në shitje.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, në konferencë për shtyp ka përmendur se ende ka në treg bileta për të blerë për sfidën kundër Kosovës.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të luhet në Plzen në ‘“Doosan Arena”, në një stadium që ka një kapacitet prej 11,700 ulëseve.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dy kombëtaret, që po kërkojnë një vend në Euro 2020.

Kosova për të mbajtur gjallë shpresat, duhet të marrë pikë të plota nga ky udhëtim.