Fjalë Kyçe

Çeku: Me heqjen e reciprocitetit Qeveria “Hoti” hoqi dorë nga sovraniteti

Çeku: Me heqjen e reciprocitetit Qeveria “Hoti” hoqi dorë nga sovraniteti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeku ka folur për heqjen e reciprocitetit nga Qeveria “Hoti”, duke thënë se kjo është heqje dorë nga sovraniteti

Ai ka thënë se kjo nuk është heqje e pengesave për dialog, kjo është heqje dorë nga sovraniteti për të cilin nuk keni të drejt të kërkoni më pastaj.

“Në program flasin se si Kosova dhe Serbia trajtohen të barabarta në dialog, ndërsa këta shfrytëzuan vendim dh e hoqën menjëherë vendimin për reciprocitet, në të njëjtën kohë flasin se si do të vij njohja nga Serbia dhe si do ta ruajnë reciprocitetin dhe sovranitetin tonë dhe në të njëjtën kohë nxituan për të heq dorë nga reciprociteti. Me çfarë logjike mund të kërkohet diçka prej të cilës keni heq dorë paraprakisht. Kjo nuk është heqje e pengesave për dialog, kjo është heqje dorë nga sovraniteti për të cilin nuk keni të drejt të kërkoni më pastaj”, ka thënë ai.