Fjalë Kyçe

Celina me gol fantastik i ndihmon Swansea Cityt të kalojë në rrethin tjetër të FA Cup

Celina me gol fantastik i ndihmon Swansea Cityt të kalojë në rrethin tjetër të FA Cup

Mesfushori atakues i Kosovës, Bersant Celina i ka ndihmuar Swansea Cityt të kalojë në mesin e 16 skuadrave më të mira të FA Cup, pasi shënoi gol në fitoren 4-1 ndaj Gillinghamit të shtunën në Liberty Stadium.

Swansea është në mesin e 16 skuadrave më të mira të FA Cup, pasi të shtunën e mundi 4-1 Gillinghamin falë një paraqitjeje tjetër brilante të yllit kosovar Bersant Celina, raporton Gazeta Express.

Swansea kaloi në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë, kur Oliver McBurnie realizoi pas një asisti nga Fer. Nuk vonoi shumë se McBurnie shënoi përsëri duke e çuar Swansean në pushim mes pjesëve me epërsi prej dy golave.

Rreth 25 minuta para fundit, kosovari Bersant Celina shënoi golin e tij të parë në FA Cup dhe të tretin në këtë takim.

McKay e realizoi golin e katërt për vendasit, ndërsa Rees shënoi golin e vetëm për vizitorët.

Për Celinën ky ishte goli i parë në FA Cup dhe i pesti në total për Swansean në 26 ndeshje deri tani këtë sezon.