Ylli i Kosovës, Bersant Celina, ‘ka marrë flakë’ në ndeshjen miqësore kundër Exeter.
Swansea City aktualisht po zhvillon ndeshjen miqësore kundër skuadrës së Exeter, ku kanë kaluar 30 minuta lojë.
Në këtë ndeshje, është ylli i Kosovës, Bersant Celina ai që po tërheq vëmendjen më të madhe.
Ishte fillimisht minuta e 11’ kur Celina dërgoi një top në rrjetë, nga një gjuajtje e lirë prej afërsisht 25 metrave.
Mesfushori nuk u ndal me kaq, dhe kur po luhej minuta e 21’, arriti që të shtynte topin në rrjetë për 0:2.
Paraqitje si këto gëzojnë të gjithë tifozët e Kosovës, kur po afrojnë dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e Euro 2020.