Tolga e ka publikuar një foto në të cilën shihet imazhi i plotë i djalit të tij.
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman është bërë së fundmi baba për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Almeda Abazi me 5 maj solli në jetë djalin të cilin çifti e pagëzuan me emrin Effehan. E deri mbrëmë nuk është publikuar imazhi i plotë i tij.
Tolga në llogarinë e tij në Instagram e ka publikuar një foto ku shihet duke fjetur me djalin në gjoks.
“Fjalët nuk janë të mjaftueshme”, ka shkruar ai pranë fotos.