Fjalë Kyçe

Çerdhet do të hapen më 8 qershor

Çerdhet do të hapen më 8 qershor

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga data 8 qershor të rihapen çerdhet.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

Vitia gjithashtu ka propozuar të organizohet edhe testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Vitia ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë. “Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia.

Të gjitha propozimet janë miratuar.

Pa prezencën e ministrave të LDK-së ka filluar mbledhja e Qeverisë në detyrë. Ajo është thirrur për sot në orën 18:00, ndërkaq ndër të tjera pritet të shqyrtohet shfuqizimi i vendimeve të Ministrisë së Shëndetëisë lidhur me masat ndaj përhapjes së koronavirusit.

Qeveria është mbledhur sot fizikisht, pas mbledhjeve të cilat janë mbajtur online për shkak të pandemisë.