Përballje jo fort të vështira do të kenë ekipet e mëdha të kualifikuara në çerekfinalet e Europa Ligës.
Manchester United, Arsenal dhe Roma i kanë shpëtuar përballjeve të mundshme mes njëra tjetrës, transmeton Klan Kosova.
‘Djajtë e kuq’ do të kenë punë me spanjollët e Granadas, kurse ‘Topçinjtë’ pengesë për gjysmëfinale kanë Slavia Pragën.
Romakët do të përballen me Ajaxin e Holandës, derisa Villareal do t’i matë forcat me Dinamon e Zagrebit.