Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë certifikuar snajperistët e rinjë të forcave komando speciale të FSK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se gjatë trajnimit intenziv snajperistët e FSK-së janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues.
“Edhe një sukses i radhës së forcave komando speciale të FSK-së. Çertifikohen snajperët e rinj të FSK-së. Gjatë trajnimit intenziv, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit, ata tani janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë. Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës”, ka thënë Mehaj.