Fjalë Kyçe

Çfarë domethënie ka foto e Beatrixës: “Jo histori false”

Çfarë domethënie ka foto e Beatrixës: “Jo histori false”

Çifti Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj kanë qenë më të komentuarit gjatë këtyre muajve të fundit në media rozë e rrjete sociale, por siç duket tani gjithçka ka marrë fund mes tyre.

Këngëtarja kosovare e ka hequr nga lista e ndjekësve aktorin mëngjesin e sotëm, pasi mbrëmë ishte zhvilluar një festë me të gjithë ish-banorët, bashkëpunëtorët dhe stafin e “Big Brother VIP” të cilën kanë punuar gjatë këtyre katër muajve.

Para pak minutave këngëtarja kosovare ka publikuar një fotografi ku shkruhej: “No Fake Stories” teksa fjalës “NO” i ka vënë një X.

Por, cfarë e lidh kjo shprehje këngëtaren me Donaldin?

Gjatë kohës që Donaldi ishte brenda në shtëpi, një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram” të tij shënohej “No Fake Storie” dhe ishte koha kur ai zyrtarizoi lidhjen me Beatrixën, e që vetëm pas pak ditësh ndjekësit e tyre iu kishin bërë një dhuratë me bluzën e Trixkës duke shënuar të njëjtën shprehje.

Aktori e kishte cilësuar marrëdhënien e tij me këngëtaren kosovare si të vërtet dhe jo siç ishte komentuar në publik si false, pas fotografisë ajo ka shkruar: “Ja tani e rregullova!”, duke iu drejtuar Donaldit që sipas saj ishte gënjeshtër.