Fjalë Kyçe

Çfarë i thanë Osmani e Kurti sekretarit amerikan Blinken?

Çfarë i thanë Osmani e Kurti sekretarit amerikan Blinken?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, janë takuar sot me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antont Blinken, gjatë ceremonisë së varrimit të ish-sekretares Madeleine Albright.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka treguar se çfarë është folur në takimin.

“Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish.

Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të.”, ka shkruar ajo.