Fjalë Kyçe

“Çfarë ke bërë me djalin e axhës tim”: 29 vjeçari e lidhi, rrahu dhe dhunoi të dashurën në Gjilan

“Çfarë ke bërë me djalin e axhës tim”: 29 vjeçari e lidhi, rrahu dhe dhunoi të dashurën në Gjilan

Një femër është dhunuar seksualisht më 18 janar në një motel në Gjilan, ku në të njëjtën ditë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Sinjali ju sjellë ekskluzivisht detaje se si ka ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme natën e së hënës në fshatin Shillovë të Gjilanit.

I dyshuari P.M. 29 vjeçar nga Kamenica me vendbanim në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, dyshohet se ka dhunuar seksualisht viktimën B.K më 18 janar në një motel (emër i njohur për redaksinë) në fshatin Shillovë të Gjilanit, me të cilën ishin në lidhje dashurie për më shumë se 6 vite.

Si ndodhi ngjarja?

Më datë 18 janar, nga ora 21:30 deri në orën 08:30 të mëngjesit të 19 janari, në një dhomë të një moteli në fshatin Shillovë në Gjilan ka detyruar B.K., të kryejë marrëdhënie seksuale, duke përdorur forcë ndaj saj.

Fillimisht P.M. dhe B.K, posa kishin hyrë në hotel kishin pasur marrëdhënie seksuale me dëshirën e të dyve.

Në mesnatë, rreth orës 00:00, P.M. kishte kërkuar nga viktima që t’i mbyllë sytë me qëllim që t’ia tregojë një surprizë. Por siç duket ai e “surprizoi” tmerrshëm atë, duke ia lidhur duart dhunshëm me një shall, si dhe duke e pyetur “çfarë ke bërë ti me djalin e axhës tem?”.

Por këtu nuk përfundoi gjithçka, pasi P.M. vazhdoi ta godas viktimën me shuplaka në fytyrë dhe filloi dhunshëm marrëdhënien seksuale. Gjatë marrëdhënies seksuale dhe orale, i dyshuari e keqtrajtoi fizikisht viktimën, duke e goditur me rrip të pantallonave në pjesën e poshtme të këmbëve.

Kjo ngjarje e tmerrshme për B.K nuk përfundoi atë natë, pasi që ish i dashuri i saj e detyroi atë që në mëngjesin e 19 janarit, të pijë kafe me të dhe t’i fshijë të gjitha bisedat telefonike, me arsyetimin se “lidhja e tyre ka marrë fund”.

Për këto veprime P.M. dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”, për të cilën Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tij, shkruan Sinjali.