Miliarderi rus, Roman Abramovich, i cili është përfshirë në negociatat ruso-ukrainase për të siguruar paqen dyshohet se është tentuar të helmohet. Simptoma helmimi kanë pasur gjithashtu edhe dy negociatorë të tjerë ukrainas.
Ngjarja ka ndodhur gjatë takimeve në Kiev në datat 2 dhe 3 mars, siç raportoi Ëall Street Journal.
Ndërkohë, sipas grupit investigativ të gazetarisë Bellingcat, ata që ishin në shënjestër kishin konsumuar vetëm çokollatë dhe ujë para fillimit të simptomave.
The three men experiencing the symptoms consumed only chocolate and water in the hours before the symptoms appeared. A fourth member of the team who also consumed these did not experience symptoms.
— Bellingcat (@bellingcat) March 28, 2022
Platforma thotë se doza e toksinës nuk ishte e mjaftueshme për t’i vrarë dhe “me shumë mundësi kishte për qëllim t’i trembte ata” në vend që të shkaktonte dëme./abcnews.