Fjalë Kyçe

Çfarë moti priten në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Çfarë moti priten në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Edhe gjatë fundjavës mbetet mot jostabil, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ditën e shtunë ka gjasa që vende-vende reshjet të jenë më intensive, të shoqëruara me breshër nëpër lokalitete të kufizuara, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditëve të para të javës së ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me më shumë intervale me diell dhe më ngrohtë. Orëve të pasdites mbetet mundësia për zhvillime të rrebesheve të shiut.

Parashikimi për periudhën 8-12 gusht:

8.08 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër.

9.08 – Në mëngjes intervale me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

10.08 – Pjesërisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në vise të ulëta. Pasdite mund të priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

11.08 – Më shumë diell dhe më ngrohtë. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

12.08 – Pjesërisht vranët me më shumë diell. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 25C deri në 29C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike do të lëvizë përreth vlerave normale.