Ditë më parë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli njoftoi se ka siguruar një njohje të re të Kosovës nga një shtet afrikan.
Ai publikisht tha se pritet vetëm miratimi i kryeministrit Albin Kurti.
Siç ishte paraparë, delegacioni i atij shtetit ka ardhur dje në Kosovë. Por nga Qeveria ende nuk ka ndonjë njoftim për këtë.
I pyetur se çka ndodhi me njohjen, Pacolli thotë se çdo gjë po shkon sipas planit.