Vedat Muriqi po e përjeton një start fantastik në La Liga. Në tri ndeshjet e para, sulmuesi nga Kosova ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist.
Me golat dhe asistet e tij, ai po e ndihmon Mallorcan që të jetë mbi vendet që bien në kategorinë e dytë.
Sulmuesi kosovar realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen e sontme 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.
E starti i fuqishëm i sulmuesit shtatlartë nuk ka kaluar pa u vënë re nga La Liga, transmeton express.
Ajo në profilin e tyre zyrtar në Twitter në gjuhën angleze e ka përgëzuar Mallorcan për transferimin e tij.
“Vedat Muriqi në La Liga: 3 ndeshje, 2 gola, 1 asist. Çfarë nënshkrimi, Mallorca”, shkroi liga spanjolle.
📌 @MuriqiVedat in #LaLigaSantander…
▪️ 3 games
▪️ 2 goals
▪️ 1 assistWhat a signing, @RCD_Mallorca! 🏴☠️#RealBetisRCDMallorca pic.twitter.com/xmVuO92TlW
— LaLiga English (@LaLigaEN) February 20, 2022