Menjëherë pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Abdixhiku ka thënë se për momentin Osmani, Haziri dhe Kurti janë duke biseduar për një bashkëpunim para ose pas zgjedhjeve.
“Po është duke u zhvilluar një takim mes Isa Mustafës, Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirit me përfaqësuesit e Vetëvendosjes. Takimi është duke u zhvilluar dhe po flitet për një bashkëpunim të mundshëm para ose pas zgjedhor”, ka thënë Abdixhiku për Telegrafin
LDK në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.