Fjalë Kyçe

Çfarë po ndodh, Andi Zeqiri ftohet nga Zvicra

Çfarë po ndodh, Andi Zeqiri ftohet nga Zvicra

Andi Zeqiri duhet të presë që ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Talenti shqiptar që sapo është transferuar në Premierligë, është raportuar muaj më parë se ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën.

Por, gjatë ditës së sotme, Zvicra e 21-vjeçarëve ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet e tetorit dhe në të figuron edhe emri i Andi Zeqirit, raporton Gazeta Express.

Për U-21 të Zvicrës është ftuar edhe talenti tjetër shqiptar, Toma.

Zeqiri, për të konfirmuar ardhjen te Kosova, kishte veshur edhe fanellën, por që duhet të presë ende që ta veshë atë zyrtarisht.

Sido që të jetë, derisa Zeqiri të mos bëjë një paraqitje për ekipin e parë, ai mund ta zgjedhë ende Kosovën.