Fjalë Kyçe

Çfarë po ndodh? Faqja zyrtare e Eurovision-it fshin nga Instagrami foton e Ronela Hajatit

Çfarë po ndodh? Faqja zyrtare e Eurovision-it fshin nga Instagrami foton e Ronela Hajatit

Faqja zyrtare e Eurovision-it ka fshirë nga rrjetet sociale foton nga prova e performancës së këngëtares shqiptare Ronela Hajati. Kjo ndodhi pasi zyrtarët e kompeticionit të këngës cilësuan foton e Ronelës dhe grupit të saj provokues.

Në foto shfaqet Ronela bashkë me katër balerinët, të cilët provokojnë me lëvizjet e tyre sipas faqes Eurovision-it.

Ndërkohë, komentuesit kanë vënë në dyshim pse një postim me 25,000 pëlqime është fshirë, kur postimet e tjera kanë më pak pëlqime. Kjo është cilësuar alarmante, duke pasur parasysh se Unioni Evropian i Transmetuesve mbron lirinë e shprehjes dhe lirinë artistike, madje edhe brenda kufijve të një “show familjar”.


Kujtojmë që Ronela do të përformojë këngën “Sekret” natën e parë më 10 maj./abcnews