Fjalë Kyçe

Çfarë shiu në Skenderaj: Veturat ‘notojnë’ në ujë

Çfarë shiu në Skenderaj: Veturat ‘notojnë’ në ujë

Ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur reshje të mëdha të shiut në disa qytete e fshatra, ndërsa ato kanë vazhduar edhe sot në qytetin e Skenderajt, shkruan Gazeta Metro.

Në një video të dërguar tek redaksia jonë, shihet se qyteti sot është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut, të cilat e kanë bërë qarkullimin edhe më të vështirë.

Kujtojmë se meterologët kanë paralajmëruar mot më të mirë ditëve në vazhdim.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale nga 24C deri në 30C.