Një ndeshje fantastike është zhvilluar në Suharekë, ku u përballën Ballkani dhe Drenica. Dy ekipet e para në renditjen tabelare u vunë përballë njëra tjetrës, ndeshje të cilën e fitoi Ballkani me rezultat 3:2.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën e Kosovës në futboll nisi për mrekulli për Drenicën që pas 55 minutave lojë ishte në epërsi të dyfishtë.
Uka shënoi dy golat në minutat 25, respektivisht 55, shkruan Gazeta Express.
Më pas, skena ishte e gjitha për ekipin e udhëhequr nga Bekim Isufi.
Fillimisht, Armend Thaqi ngushtoi epërsinë në minutën e 61-të, për ta barazuar më pas Hoxha 10 minuta më vonë.
Në minutën e 83-të Armend Thaqi shënoi sërish dhe i dha fitoren e radhës Ballkanit.
Me këtë triumf, tani Ballkani prin me 16 pikë, kurse Drenica bie përkohësisht në vendin e dytë me 14 pikë të tubuara.