Fjalë Kyçe

Çfarë u bë me zarfet e helmuara të ardhura nga Serbia?

Çfarë u bë me zarfet e helmuara të ardhura nga Serbia?

Zarfet me vota të ardhura nga Serbia që shkaktuan alergjinë e rreth 26 zyrtarëve të Qendrës së Numërimit të Rezultateve po mbahen në karantinë në një nga zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës, transmeton Gazeta Metro.

Organet e sigurisë janë në fazën e hetimeve prandaj edhe nuk kanë dhënë detaje të tjera, pos që Prokuroria e Shtetit po merret me këtë rast, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se në këtë fazë nuk mund të japin informata për shkaktarët e alergjisë.