Fjalë Kyçe

Challandes ende nuk ka vendosur për Hadërgjonajn

Challandes ende nuk ka vendosur për Hadërgjonajn

Florent Hadergjonaj ka ardhur te Kosova si prurje e madhe, pasi fjala është për një futbollist që është aktivizuar në kampionatin më të fortë në botë, Premier League në dy vitet e fundit.

Por çuditërisht Hadergjonaj nuk ka debutuar me Kosovën në ndeshjen me Malin e Zi e zhvilluar në Podgoricë dhe që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

E pikërisht në takimin e zhvilluar në Podgoricë, Kosova pranoi gol pas neglizhencës së Mërgim Vojvodës në mbrojtje.

Gabimi ndaj Malit të Zi mund t’i kushtojë Vojvodës me bankë dhe Hadergjonaj të debutoj në takim ndaj Bullgarisë.

Trajneri Bernard Challandes, ka thënë se Florenti mund të luaj dhe është i gatshëm, por që nuk ka dashur të zbuloj formacionin.

“Hadërgjonaj është lojtar i Kosovës dhe mund të luajë, por nuk e zbuloj formacionin”, u përgjigj Challandes.

“Nuk kam thënë se nuk është i gatshëm, por që nuk ka luajtur për dy muaj dhe nuk është e lehtë pas dy muajsh të luash me ekipin Kombëtar. Për momentin nuk mund të them 100% a do të luajë apo jo Florenti”, deklaroi tekniku zviceran.