Fjalë Kyçe

Challandes – Kosova, ky është lajmi i fundit

Challandes – Kosova, ky është lajmi i fundit

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për pak ditë do të shënoj 1 vjetorin e drejtimit të Kosovës.

Zvicerani ishte zyrtarizuar atë kohë nga presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri me 2 mars 2018.

Kontrata e 67 vjeçarit është valide deri në mars të vitit 2020. Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Challandes ka deklaruar se është optimist që do të vazhdoj punën me Kosovën.

“Deri tani jam i kënaqur me rezultatet, por duhet të shohim çfarë do të ndodhë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020. Sa i përket kontratës nuk do të ngutem sepse ende kam edhe 1 vit kohë, por jam optimist që do të vazhdoj me Kosovën” theksoi Challandes.

Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje me trajnerin zviceren, prej 9 ballafaqimeve ka 7 fitore dhe 2 barazime.

Nëse Kosova nuk siguron pjesëmarrjen në kampionatin evropian përmes kualifikimeve, këtë mund ta bëjë përmes playoffit të Nations League.

Në mars të vitit 2020 do ta zhvilloj ndeshjen gjysmëfinale me Maqedoninë.