Ndeshja në mes të Spanjës dhe Kosovës ka përfunduar me rezultat 3:1.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Berndard Challandes, ka thënë se lojtarët tanë ani pse kanë luajtur mirë nuk e kanë pasë të lehtë ndaj një ekipi të fortë siç është Spanja.
“Nuk mund t’i them diçka skuadrës, sepse kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë. Ata nuk ia japin topin kundërshtarit dhe nëse ti i bën presion ata të zënë në kundërsulm. I patë shumicën e lojtarëve të tyre, ndoshta më të mirët në botë, se si luanin. Nuk ishte e lehtë. Lojtarët tanë kanë tentuar, vrapuar e provuar, por nuk ishte e lehtë kundër Spanjës”.
“Nuk mund të thuash se nuk kemi progres. Kemi luajtur kundër Suedisë që është një skuadër e fortë dhe kundër Spanjës që është një tjetër skuadër shumë, shumë e fortë”.
Challandes, pas ndeshjes, ka thënë se Kosova mund të pranonte më shumë gola ku edhe e ka përmendur rastin e Gjermanisë që është ish-kampion bote dhe kishte pësuar plot gjashtë gola nga Spanja.
“Kemi mundur të pranonim më shumë gola. Ka ndodhur me Gjermaninë e cila ka pranuar gjashtë gola. Ne jemi Kosovë dhe kemi luftuar kundër një skuadre shumë të fortë. Kjo është mënyra se si ne bëjmë progres”.
“Kurrë nuk kemi luajtur kundër një kundërshtari si ky. Progresi është një rrugë e gjatë. Ti nëse dëshiron mund ta kritikosh trajnerin, po kjo skuadër ka probleme me lëndime dhe gjëra të tjera. Ne po luajmë në kualifikime për Kampionatin Botëror ku mund të shkojnë vetëm 12 ekipe, prandaj duhet ta kuptoni sa vështirë është për ne”.