Fjalë Kyçe

Challandes tregon gjendjen momentale të futbollistëve të Kosovës

Challandes tregon gjendjen momentale të futbollistëve të Kosovës

“Dardanët” do të luajnë një miqësore kundër Danimarkës dhe fillon eliminatorët kundër Bullgarisë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për “Supersport” ka treguar gjendjen momentale të futbollistëve ku ka mbetur i befasuar nga Arbër Zeneli.

“Tani është gjendja e mirë por me disa probleme. Kemi dy futbollistë në Norvegji të cilët ende nuk e kanë filluar kampionatin dhe po luajnë vetëm miqësore. Valon Berisha nuk po luan mjaft tek Lazio. Por tash kemi Milot Rashicën që po luan shumë mirë në Bundesligë si sulmues, gjë që na jep opsion edhe neve për të ardhmen. Për Arbër Zenelin isha paksa i frikësuar me zgjedhjen që bëri për të kaluar në Francë sepse kampionti atje është shumë fizik dhe i vështirë. Por më ka befasuar dhe po luan shumë mirë. Zhegrova pritet të ketë më tepër minutazh në vazhdim te Baseli. Kololli dhe Kryeziu kanë luajtur ndoshta më tepër ndeshje së që duhet por është në rregull. Nuk është gjendje e përsosur por nuk mund të ankohem. Kemi futbollistë të mirë dhe jam i sigurtë që të gjithë do të jenë të gatshëm për këto 2 ndeshje“, ka thënë trajneri.