Kosova nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Malit të Zi, në sfidën kualifikuese të zhvilluar në Podgoricë.
95-minutëshi u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.
Kosova kaloi në epërsi me golin e Milot Rashicës, mirëpo një lëshim në mbrojtje në pjesën e dytë i kushtoi me gol.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas përfundimit të sfidës për “Supersport”.
“Ishte e mundshme për të mbyllur ndeshjen më mirë, kishim raste por nëse nuk shënojmë gol jemi në rrezik”.
“Unë nuk jam i kënaqur, por kemi luajtur një ndeshje të mirë si mysafirë, por nuk ishte ndeshja ma e mira”.
“Ne duhet të jemi më të qetë në fazën e sulmit dhe të tregohemi më të kujdeshëm”
“Ne duhet të mbajmë besimin dhe të punojmë së bashku”, shtoi ai.