Fjalë Kyçe

Champions një mallkim, nga Galatasaray te Ajaxi 7 vite vuajtje për Juven

Champions një mallkim, nga Galatasaray te Ajaxi 7 vite vuajtje për Juven

Sa shumë vite që e kërkon, por Champions mbetet ende një mallkim për Juven. Prej 7 vjetesh, “Zonja” dominon frikshëm në Itali, por në skenën europiane, trofetë mbeten vetëm si një dëshirë.

Në vitin 2013, Bayern Munich i eliminoi bardhezinjtë në raundin e parë pas grupeve. Në 2014-ën, akoma më keq. Eliminim që në grupe, ku në sfidën e fundit ndaj Galatasaray, munden në ndeshjen që u zhvillua në 2 ditë, dhe kështu përfunduan të tretët.

Një vit më vonë, Juventusi rikthehet në finalen e Champions League, por mundet pastër nga Barcelona. Në 2016 është sërish Bayerni që e eliminon, ndërsa në 2017 Reali i Madridit me mund thellë, 4-1 në finalen e trofeut me “veshë të gjatë”.

2018-a mbetet sërish për t’u harruar, ku është Reali që e eliminon, ndërsa këtë vit, Ajaxi i ndërpret sërish ëndrrën Champions, që në fazën çerekfinale, edhe pse mori Ronaldon, pikërisht për këtë kompeticion.