Fjalë Kyçe

Chelsea, City dhe Liverpool nuk ndalen në Premier League

Chelsea, City dhe Liverpool nuk ndalen në Premier League

Chelsea, Manchester City dhe Liverpool nuk ndalen. Në javën e 14 të Premier League, të treja skuadrat në luftë për titull fituan ndeshjet respektive, duke u shkëputur më tej nga ndjekësi i tyre më i afërt, që është Ëest Ham.

“Blutë” e Londrës mposhtën 2-1 Ëatford, në transfertë, duke mbajtur kryesimin e kampionatit anglez, me 33 pikë. Golat për ekipin e drejtuar nga Thomas Tuchel u shënuan nga Mount dhe Ziyech.

Ndërkohë, City fitoi me të njëjtin rezultat, po në transfertë, ndaj Aston Villa, me golat që u shënuan nga portugezët Ruben Dias dhe Bernardo Silva. Me këtë fitore, City vijon të mbajë vendin e dytë, vetëm 1 pikë larg Chelsea.

Ndërsa Liverpool shkatërroi 4-1 në derbi Evertonin, me dy gola të Salah dhe nga një të kapitenit Henderson dhe sulmuesit Diogo Jota. “Të kuqtë” e Jurgen Klopp mbajnë vendin e tretë, me 31 pikë përcjell a2cnn.

Në këtë javë, Armando Broja luajti 25 minuta në barazimin 2-2 të Southampton ndaj Leicester, në ndeshjen e tij të 50 si profesionist.