Fjalë Kyçe

Chelsea e do sulmuesin, por ende nuk ka bërë ofertë

Chelsea e do sulmuesin, por ende nuk ka bërë ofertë

Chelsea e dëshiron një sulmues në janar.

Chelsea e dëshiron transferimin e një sulmuesi, pasi Maurzio Sarri nuk i beson më Alvaro Moratas dhe Olivier Girouds.

Skuadra londineze është duke tentuar ta transferoj Gonzalo Higuainin nga Milani, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘Calciomercato’, Chelsea ka interesim në sulmuesin argjentinas, por ende nuk ka bërë ofertë.

Blutë nga Londra janë të gatshëm që ta ofrojnë Alvaro Moratan në huazim dy vjeçar, për t’i marr shërbimet e Higuain, por që duhet të arrij marrëveshje edhe me Juventusin.

Argjentinasi është i huazuar te Milan deri në fund të këtij sezoni me të drejt blerje për 36 milionë euro, pasi tashmë ka paguar 18 milionë.