Raportohet se Chelsea është i gatshëm të ofrojë rreth 113 milionë euro për yllin Barcelonës, Philippe Coutinho.
Ish-futbollisti i Liverpoolit e kishte nisur mbarë karrierën në Camp Nou, megjithatë në këtë sezon nuk më i preferuari i Valverdes në pjesën e ofansive, me Ousmane Dembelen që po shkëlqen në sulm.
Raportohet gjithashtu se për shërbimet e brazilianit interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se Barcelona synon t’i përdorë paratë e Coutinhos për ta rikthyer Neymarin sërish në Camp Nou.